INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se vajza që u mbyt në kanionet e Holtës do niste një jetë të re. Ja fotoja e saj...

Zbulohet se vajza që u mbyt në kanionet e Holtës do niste një jetë të re. Ja fotoja e saj...

Publikuar më: 08:05 15-07-2019

Desantila Sollaku është e reja që u mbyt në kanion e Holtës, ku kishte shkuar për turizëm me të afërm.

Mësohet se 25-vjeçarja nga Lushnja kishte përfunduar studimet për infermieri në Tiranë dhe së shpejti do të largohej drejt Gjermanisë, ku do të ushtronte profesionin e saj.

Kujtojmë se viktima kishte shkuar për të kaluar fundjavën në kanionet e Holtës së bashku me 32 persona të tjerë nga Puka të ndarë në dy grupe.

Ajo shoqërohej nga i vëllai Denisi që sapo kishte ardhur nga Gjermania dhe nga 50-vjeçari Ibrahim Mama, mik i familjes.

Motër e vëlla në momentin e vërshimit të ujit sipas dëshmive në vendin e ngjarjes ishin në fundin e luginës dhe si pasojë vajzën e rrëmbeu rrjedha e lumit ndërsa i vëllai së bashku me familjarin 50-vjecar arritën të shpëtonin duke u mbajtur në anët e gurëve të faqeve të kanionit.

Trupi i viktimës u gjend rreth 1 km poshtë hyrjes së kanionit nga polumbarët e Elbasanit.

tila-221x350.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371