Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të pare.
Prej pak kohësh, modelja është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë.
Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk ka preferuar të flasë publikisht. Megjithatë, në rrjet po qarkullonte prej kohësh lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë.
Burime të “Iconstyle.al” konfirmojnë se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar.
Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur.