Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, vendosi të kthehet në futboll dhe zgjodhi ekip-in e Monxës. Por sa ka shpenzuar “Kavaljeri” për të blerë klubin e vogël nga Nikola Kolombo?
Shifrën e zbulon “Radiocor”, sipas së cilës Berluskoni ka paguar 2.9 milionë euro. Shumë më e madhe, saktësisht 2.5 milionë euro, janë paguar në momentin e firmosjes së marrëveshjes.
Shumë që mbetet, pra 400 mijë euro, do t’i kalojë familjes Kolombo brenda datës 27 mars të vitit të ardhshëm.