Një nga drejtuesit e makinave që u bë pjesë e aksidentit të rëndë në aksin Gjirokastër – Sarandë, në Qafë Muzinë ka thënë se shkak i aksidentit mund të ketë qënë nafta e derdhur nga një bot, që kishte kaluar në këtë aks. Ai ka thënë se për këtë arsye makina Golf përpara se të përplasej me autobusin me studentë, rrëshqiti.
Në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djelë, mbeti i vdekur një fëmijë dhe u plagosën 6 persona të tjerë. Bilanci mund të kishte qënë edhe më keq nëse të aksidentuarit nuk do të merrnin ndihmë e parë nga një turiste polake, e cila ishte me profesion mjeke dhe që u ndodh rastësisht në atë zonë.
Pesë nga të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, kurse një 12-vjeçare D. Lleshi nuk ia doli dot, pasi ndërroi jetë në Spitalin e Gjirokastrës, 6 orë pas aksidentit.