INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shkaku i revokimit të vizave amerikane

Zbulohet shkaku i revokimit të vizave amerikane

Publikuar më: 21:17 03-02-2017

Heqja e vizave për 27 prokurorë dhe gjyqtarë shqiptarë nga ana ambasadës Amerikane, nuk është as një nismë rurinë e “ministrisë së brendshme” të SHBA dhe as një procedurë konsullore për shkeljen e vizës ashtu si po mundohet të shitet nga selia e rrugës së Elbasanit dhe disa media që mbrojnë këtë version. është e qartë që ajo është një masë politike. Pra thënë thjeshtë Adriatik Llallës nuk iu hoq viza se bashkëshortja e tij shkoi të lindte fëmijën në ShBA duke shkelur vizën zyrtare, por për qëndrimet dhe idetë e tij pro apo kundër reformës në drejtësi. Kështu është vepruar edhe me 26 njerzit e tjerë të drejtësisë, të cilën janë “dënuar” kolektivisht me anullimin e vizave. Këtë version e dëshmon edhe fakti që ky aksion u ndërrmor fiks kur pritet të fillojë procesi i vetingut, bën me dije lapsi.al

Por përpos këtij hamendësimi logjik Lapsi.al ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të këtij dënimi kolektiv. Ajo gjendet tek një nga pikat e ligjit të vetingut. Në pikën “G” të formularit aplikuesve u kërkohet nëse u është mohuar viza për në SHBA apo BE gjatë 10 viteve të fundit.

Pra siç shihet nisma për të ndërhyrë me anullim vizash është një përpjekje e pastër për të ndikuar në mënyrë okulte dhe ekstra institucionale në procesin që sapo ka filluar.

Natyrisht shumë nga njerëzit e drejtësisë që kanë aplikuar për të qenë përsëri në sistemin e drejtësisë mund rë mos e meritojnë ripërtritjen e këtyre posteve, por eleminimi i tyre me rrugë dhe mjete të tilla vetëm sa e damkos procesin. Ai e bën atë të pabesueshëm dhe pre preferencash individuale

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943