INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shkaku i shpërthimit  te Inxhinieria e Ndërtimit, subjekti gjobitet me 5 milionë lekë

Zbulohet shkaku i shpërthimit te Inxhinieria e Ndërtimit, subjekti gjobitet me 5 milionë lekë

Publikuar më: 12:06 08-07-2017

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, në kryeqytet.

lg.php.gif

Sipas të dhënave të para të policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 04:20. Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit të fortë është dëmtuar një dyqan “Fast food”, i cili ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij “Fast food-i”.

Nga ana e policisë është ngjitur grupi hetimor, dhe po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për subjektin është propozuar masë gjobitëse prej 5 milionë lekësh të vjetra,  për mungesë skeme teknollogjike të instalimit të bombolave.

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756