Numri ‘7’ është bërë një sinonim për Cristiano Ronaldon, që e mbajti veshur në fanellë që nga koha e Manchester United, për të vazhduar pastaj edhe te Real Madrid.
33 vjeçari këtë numër përgjatë karrierës së tij e ka shndërruar në një markë botërore, dhe është e vështirë ta shohim të shoqëruar në ndonjë numër tjetër.Edhe në skuadrën e re Juventus, Ronaldo do të mbajë fanellën me numër 7, që para transferimit të tij mbahej nga Juan Cuadrado.
Po pse Ronaldo gjithmonë zgjedh fanellën me numër 7.
Ronaldo prej vitesh ka qenë i lidhur me numrin 7, i cili e ka ndihmuar të krijojë një markë botërore ‘CR7’.Megjithatë ky numër nuk ka qenë i preferuar për portugezin gjatë transferimit te Manchester United në vitin 2004.Te Sportingu në Portugali ai mbante numrin 28, dhe atë numër e kërkoi edhe te United. Por ishte trajneri Sir Alex Ferguson që ia besoi numrin 7, duke pasur besim të madh se Ronaldo do të arrinte në nivele të larta në futboll.
Në vitin 2009, kur Ronaldo u transferua te Real Madrid, ai mori numrin 9 derisa u lirua numri 7, të mbahej nga legjenda Raul Gonzalos, që pastaj u transferua drejt Schalke 04 në Gjermani.Numrin 7 Ronaldo e mori edhe te Juventus, i cili iu dhurua vullnetarisht nga reprezentuesi i Kolumbisë, Juan Cuadrado.
Këtë numër në të kaluarën te Juventus e kanë mbajtur lojtarë si Simone Pepe, Hasan Salihamidzic, Gianluca Pessoto, Angelo Di Livio, Didier Deschamps, Antonio Conte dhe Giancarlo Marocchi.Duket se portugezi do të mbetet i lidhur përjetësisht me këtë numër, që i ka sjellë fat dhe karrierë të madhe në futbol