INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shkaku i rëndë pse gruaja nga Bulqiza donte të therte burrin...

Zbulohet shkaku i rëndë pse gruaja nga Bulqiza donte të therte burrin...

Publikuar më: 10:39 29-07-2016

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në Bulqizë ku një grua qëlloi me thikë bashkëshorin e saj Besnik Basha, i cili për fat të mirë nuk ndërroi jetë. Në fakt R. Basha ishte gruaja e dytë e Besnikut, pasi ai me argumentin se ishte ebsimtar mysliman mbante dy gra. E pas 15 vitesh në këto kushte gruaja e dytë nuk e ka përballuar dot më jetesën “treshe”. Sipas gazetës Panorama, ajo në kushte të rënda psikologjike e ka qëlluar gjashtë herë me thikë bashkëshortin, ndërsa gruaja 36 vjeç nënë e gjashtë djemve, pas këtij akti u arrestua.

MARTESAT

Me gruan e parë Besniku kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç. Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të. Më pas në 2002 u martua me një grua të dytë. Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte deri në shtatë gra, siç thuhet në Kuran. Ai ishte besimtar i devotshëm, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe. Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, Besnik Basha. Ky i fundit i mbante të dyja gratë në banesën e tij dhe me sa u kuptua, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë. Referuar riteve të hershme, ai kishte caktuar një “kalendar” për të fjetur me dy gratë, herë me njërën e herë me tjetrën. Me siguri kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te 36-vjeçarja. Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.
“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu. Pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, ajo nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Ajo sipas banorëve grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771