INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shkaku pse Italia goditet nga tërmetet. A rrezikohet Shqipëria ?! [FOTO]

Zbulohet shkaku pse Italia goditet nga tërmetet. A rrezikohet Shqipëria ?! [FOTO]

Publikuar më: 10:18 19-01-2017

Me tërmet kuptohen lëvizjet e tokës të shkatërruara nga proçeset e thyerjeve dhe shkatërrimit të shtresave në zonën e vatrës së tërmetit, ku energjia potenciale kthehet në energji kinetike të lëkundjeve. Çdo tërmet përbëhet pothuajse gjithnjë nga disa lëkundje me fuqi të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës. Zgjatja e çdo lëkundjeje të tërmetit mund të llogaritet në sekonda, por nganjëherë lëkundjet, që fillojnë në ndonjë zonë, mund të vazhdojnë me ndërprerje për një kohë të gjatë deri në disa vjet.

Sipas studimeve te analizuara nga INTV.al, Italia është e vendosur në një zonë që shfaq gjithashtu fraksione të tjera me përplasje të kryqëzuara të forcave, që e shtyjnë detin Tirren të zgjerohet dhe Detin Adriatik të tkurret. Nga kjo panoramë gjeologjike “e tmerrshme”, lind e vërteta e trishtë, që Italia është një nga shtetet më sizmike të Tokës. Italia është prekur nga tërmet të fortë me shumë viktima dhe dëmë të mëdha si psh ai 28 dhjetor i vitit 1908 në Mesina ku ka shkaktuar 100.000 viktima apo i 13 Janar 1915, në Abruzzo me 30.519 viktima por vitet e fundit Italia është prekur nga tërmet më të fortë në Europë dhe me dëme të shumta.

Fatkeqësisht, nga pikëpamja shkencore, tërmeti i një dite më parë hyn në “normalitetin” e një zone shumë sizmike, pra me rrezikshmëri të lartë. Një territor në gjendje të shfaqë, gjatë historisë së tij, ngjarje të ngjashme me 6 prillin e 2009 me 3009 viktim në L’Aguila apo me 24 gushtin 2016 me 298 viktima në Amatrice.

Pellgu i Mesdheut është historikisht ndër më të goditurit prej tërmeteve në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike. Disa pllaka tektonike që ndodhen në pellgun e Mesdheut, shkaktohen nga përplasja e pllaka afrikane dhe euroaziatike. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm se përplasja mes dy pllakave mund të bëjë pjesën lindore të këtij detit dhe tokës zonë të ndjeshëm ndaj tërmeteve. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në 50.000 vitet e fundit, pjesa perëndimore dhe lindore e Kretës kanë lëvizur me rreth 328 këmbë mbi nivelin e detit, duke rritur atje numrin e tërmeteve.

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Shqipëria është goditur nga disa tërmete shkatërrimtare gjatë shekullit të shkuar. Më i fuqishmi mbetet tërmeti i vitit 1905 në Shkodër, prej 7.2 sipas shkallës rihter, i cili la 200 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

C_2_infografica_1000040_0_image.jpg

 

C_2_infografica_1000041_0_image.jpg

sizmike.jpg

images.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105