Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka duket se po jeton një moment të lumtur në jetën e saj. Bëhet me dije se ministrja e Mbrojtjes është shtatzënë për herë të dytë.
Xhaçka është e martuar me ish deputetin socialist Artan Gaçi dhe ata kanë një vajzë Hana, 3 vjeçe.
Shtatzënia po ecën mbarë duke mos e penguar ministren në angazhimet e saj qeveritare.
Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se ministrja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe është ende herët për të zbuluar gjininë. Megjithatë barku i rrumbullakosur i saj tanimë nuk mund të fshihet.