Lajme të reja vijnë nga ndarja e çiftit Pitt-Jolie, të njohur ndryshe si Brangelina!
Burime raportojnë për Us Weekly, se Angelina kishte marrë me qera një rezidencë prej 4 mijë e 400 metrash katrorë, pak kohë përpara se të nënshkruante dokumentat e divorcit nga Brad Pitt. Kjo do të thotë se ndarja ka qenë në mendjen e Jolie edhe para incidentit të ndodhur në avionin privat të familjes, mes aktrorit dhe djalit të tij të madh Madoxx. Bëhet me dije se qeraja e shtëpisë, e cila gjendet në Malibu, kushton 95 mijë dollarë në muaj dhe ka një dalje private në plazh. Siç duket Angie ka menduar për qetësinë e fëmijëve të saj!