Transferimi i sulmuesit shqiptar Sokol Çikalleshit te Osmanlispor, i ka kushtuar klubit turk plot 4.5 milionë euro.
Një shifër goxha e lartë që nxjerr në pah besimin e drejtuesve të skuadrës turke për sulmuesin shqiptar. 2 milionë euro u derdhën në arkat e Basashkeirit për të blerë kartonin e bomberit kavajas. Ndërkohë “Panorama Sport” raporton se Çikalleshi do të fitojë 850 mijë euro në sezon. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Osmanlispor dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës së tij të re në stërvitje.
Sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veç se ta justifikojë me gola, shpenzimin marramendës të bërë nga drejtuesit e klubit, për të siguruar shërbimet e tij.