Aktori i famshëm në Turqi, që është me origjinë shqiptare, Can Yaman, do të portretizojë rolin e Sandokan në serialin e ri me producentë italianë.
Sipas mediave të huaja, aktori do të paguhet plot 100 mijë euro për episod në këtë serial të ri.
Pritet që xhirimet e këtij seriali të nisin në verën apo vjeshtën e vitit 2021.
Kujtojmë që Can Yaman e mori famën me serialin “Erkenci kus”, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.