INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet skema e falsifikimit të dokumentave në Shqipëri

Zbulohet skema e falsifikimit të dokumentave në Shqipëri

Publikuar më: 14:40 27-06-2018
Nëse do të duhet një pasaportë, më lehtë mund ta marrësh në Shqipëri. Në një artikull të botuar në prestigjozen “Daily Mail”, gazetarët anglezë kanë zbuluar skemën e falsifikimit të dokumentave të identifikimit në Shqipëri. Në investigimin e gazetarëve anglezë thuhet se “Duhen vetëm tre ditë nga dhënia e porosisë për të marrë një dokument të falsifikuar në Tiranë”.
Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Shqipëri dhe kanë regjistruar të gjithë pazarin me një falsifikator shqiptar, i cili për 1000 euro prodhonte pasaporta italiane, të cilat siç thuhet në artikull përdoren për të hyrë ilegalisht në Angli.
Gazetarët nuk u ndalën me kaq. Ata kanë mundur të zbulojnë se si “profesionistët” shqiptarë japin edhe karta shëndeti të falsifikuara.
Ata mundën të sigurojnë nga falsifikatori shqiptar, edhe një kartë shëndeti me emrin “Tessera Sanitaria”, me të cilën gjithkush fare mirë në Angli mund të hapë një llogari bankare apo të marrë shërbime shëndetësore nëse do të paraqitej në Angli.Daily Mail thekson se të tilla dokumente kanë bërë të mundur futjen ilegale në Angli të mijëra shtetasve shqiptarë.
 
Article Logic
Execution time: 0.002284049987793