INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet skema e mashtrimit prej 1 mln $, katër persona në pranga

Zbulohet skema e mashtrimit prej 1 mln $, katër persona në pranga

Publikuar më: 13:44 04-10-2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. Sipas hetimit, në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare.

Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë:

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B, 32 vjeçe.

Ndaj këtyre personave rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787