Është mbyllur edhe për sot protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Por, nesër pritet një organizim më i madh dhe një protestë më gjithëpërfshirëse, ku parashikohet të ketë edhe gjimnazistë.
Siç shihet në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, studentët kanë paralajmëruar të bllokojnë pikat kyçe të Tiranës, duke shkaktuar trafik për rreth një orë. Studentët kanë paralajmëruar gjithashtu bllokimin e dyerve të fakulteteve për rreth 3 orë.
Më pas ata do të zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit, në pritje të një përgjigjeje deri në orën 16:00, sipas njoftimeve që janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Më pas ka ardhur një reagim nga lëvizja "Për Universitetin” në të cilën thuhet se pas marshimeve nga universitetet përkatëse, të gjithë studentët do të bashkohen përballë Ministrisë së Arsimit, por pa njoftuar për bllokimin e rrugëve.