INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet skuadra e re e Tottit

Zbulohet skuadra e re e Tottit

Publikuar më: 10:28 31-05-2017

Legjenda e Romës, Francesco Totti, mund ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Miami FC, aty ku luan edhe miku i tij, Alessandro Nesta.

Të dielën që lamë pas, Totti i tha lamtumirë Romës në “Stadio Olimpico” pas plot 25 viteve në klub, duke përlotur pothuajse një stadium të tërë.

Megjithatë, Totti ende nuk ka treguar nëse do ta lerë komplet futbollin apo ta marrë ndonjë rol të ri në klub.

Revista “Chi” raporton se Totti është duke e konsideruar zhvendosjen në Amerikë, për të luajtur për Miami FC.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828