Në ngjarje të mëdha, dalin edhe njerëz të mëdhenj, ose thjesht mundohen të bëhen protagonistë, duke sajuar ngjarje... kuptohet jo gjithmonë.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Mhonin pasi ajo duket një grua shumë e njohur dhe e respektuar në Meksisë, ajo ka parashikuar shumë ngjarje, ndër to edhe tërmetet e tmerrshme që do të godisnin vendin...
Së fundmi ajo ka bërë një parashikim lidhur më skuadrën fituese të Rusi 2018.
Ajo u paraqit ditët e fundit në programin lokal në Meksikë, ku, padyshim, ata e pyetën për fatin e ekipit që i përfaqëson ato. Në këtë drejtim ajo tha se e pa ekipin në një fazë të dytë, por do të binte para Brazilit.
Ky është viti i ekipeve të Amerikës, këtë vit të gjitha ekipet e kontinentit do të përparojnë në fazën e dytë të Kupës Botërore; këtu shoh dy skuadra shumë të forta: Kolumbia dhe Brazili, njëra nga të dyja do të jetë kampion bote”, është shprehur Mhoni.