Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar. Ajo po përjeton periudhën e saj më të mirë , por përpos talentit, ajo është edhe një vajzë me shumë stil.
Mesa duket, një vajzë në planet e ka fatin që të duket krejtësisht si artistja shqiptare, të paktën për nga pamja e jashtme. Është modelja e njohur amerikane, Brittany Xavier, e cila ngjason vërtet shumë me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. Po të shikosh me vëmendje fotografitë e saj në Instagram, dallon se në çdo foto që ajo publikon, duket sikur të ishte Dua.
Këtë ia thonë edhe ndjekësit e saj, të cilët i shkruajnë në koment se njerëzit mund ta ngatërrojnë lehtësisht në rrugë me këngëtaren e famshme.