INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohet statuja 3000-vjeçare e faraonit egjiptian [Video]

Publikuar më: 16:53 14-03-2017

Arkeologët kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme, të realizuara ndonjëherë në Egjipt.  Një statujë 3000-vjeçare e një faraoni egjiptian u nxor nga një hendek me baltë.  Ekspertët shkuan në një zonë pranë kryeqytetit Kajro dhe nxorrën me vinç bustin tre tonësh të statujës. Arkeologët nga Egjipti dhe Gjermania thonë se statuja mund të jetë bërë për të nderuar Faraonin Ramses II, i cili sundoi Egjiptin më shumë se 3.000 vjet më parë. Fama e këtij faraoni, i cili ishte mbreti i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit të Vjetër është krijuar nga vet ai, për shkak se porosiste që të realizoheshin statuja kolosale për të. Statuja gjigante ishte e dëmtuar, pjesa e kokës ishte e ndarë më vete. Zyrtarët egjiptian bëjnë të ditur se pjesët e statujës do dërgohen në muzeun egjiptian në qendër të Kajros, ku dhe do të bëhet restaurimi duke i ngjitur pjesët. Më pas ajo do të zhvendoset për tu ekspozuar në Muzeun egjiptian Grand pranë piramidave të Gizës.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113