Duket se suksesi i Norës në muzikë ka frymëzuar dhe bashkëshortin e saj Robert.
Sot të ftuar në emisionin Fun Day me Fatmën ishin Jetmir Agaj dhe Miri Beqiraj, të cilët janë administratorët e një ndër faqeve më të klikuara të trevave shqiptare, Showbizz-i Shqiptar. Falë menaxhimit që ju bëjnë artistëve si grupi Babastars, Ledri, Nora Istrefi dhe shumë tjerëve, ata zbuluan dhe disa “sekrete” shumë interesante të cilat nuk i dinim ende. Prej kohësh po përflitet se Robert Berisha, bashkëshorti i Norës do të vijë me një prodhim muzikor. Ja që gjithçka është zbuluar dhe Roberti ka nisur xhirimet për prodhimin e tij të parë muzikor “Femrat”, i cili pritet të publikohet rreth datave 25-26 të këtij muaji.