Gjendet gjatë pasdites së sotme trupi i pajetë i një vajze në anë të lumit Shkumbin, në Rrogozhinë.
Raporti i policisë tregon se trupi i përket një femre rreth moshës 16-17 vjeçare, ndërkohë që po punojnë për identifikimin e kufomës. Trupi është gjetur në fshatin Çërmet, rreth orës 15:40, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm i zbulimit të një kufome të mbytur. Më parë, gjatë orës 13:50, në një distancë prej 5-7 miljesh nga Kepi i Selitës në plazhin e Gjeneralit, është gjetur një tjetër trup i paidentifikuar. Ky i fundit është zbuluar nga ekuipazhi i një peshkarexhe.