INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet unaza që ju mban afër të dashurit edhe kur jeni larg

Zbulohet unaza që ju mban afër të dashurit edhe kur jeni larg

Publikuar më: 08:11 04-09-2016

Kompania Touch ka projektuar unazën e quajtur HB, në mënyrë që t’iu lejojë partnerëve të ndjejnë më afër gjysmën tjetër. Unaza është një kombinim i materialeve tradicionale, por edhe atyre moderne që mundësojnë trasmetimin e pulsit tek dikush tjetër. Me pak fjalë pulsi juaj mund të rrahë në dorën e tjetrit edhe kur jeni larg.

Prodhuesve nga Japonia, Gjermania, Zvicra dhe Çekia iu deshën më shumë se dy vite e gjysëm për të përfunduar unazën, përbërja e së cilës është prej çeliku inox, ari dhe safiri rozë. Sipas kompanisë është unaza më e studiuar ndonjëherë. Çmimi për çift është 599 dollarë bashkë me karikuesit.

Para përdorimit, unaza duhet karikuar dhe përdorimi i saj zgjat për 14 orë. Pasi të vendoset në gisht, unaza duhet goditur lehtë për të filluar trasmetimin e pulsit. Me siguri kjo është zgjidhja ideale për çiftet që kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit, për shkak të rrethanave të ndryshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.002439022064209