INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet vajza që ishte me të tmerrshmin, Agim Medanin…

Zbulohet vajza që ishte me të tmerrshmin, Agim Medanin…

Publikuar më: 10:44 20-04-2016

Pas zbulimit të dy kufomave të dekompozuara në një bunker në zonën e Tropojës, policia nuk ka dhënë sqarime mbi identitetin e vajzës po vetëm është mjaftuar me atë të kaçakut të tmerrshëm, Agim Madanit, i cili njihej në Tropojë e Kosovë si autor i shumë krimeve dhe ishte shpallur në kërkim. Atë që s’ka bërë deri më tani policia, pra gjetjen e identitetit të vajzës e ka zbardhur një i afërm i saj në rrjetet sociale. Sipas tij vajza me iniciale A. B është rrëmbyer nga Madani e policia ka qënë në djeni më herët, pasi zhdukja e saj është denoncuar dy herë. I afërmi i viktimës ngre dyshime të forta dhe mbi punën e policisë.

Ja çfarë shkruan një person tek Jeta osh qef:

“Sa i përket ngjarjes së fundit në Tropojë, e gjithë Tropoja i njeh kush kanë qënë këta persona. Shteti deklaron se njëri ka qenë Agim Madani, por nuk dihet kush është femra. Pse vallë Policia e Tropojës nuk e tregon? E them me sinqeritetin më të madh se ata e dinë se kush është ajo, siç e dimë të gjithë tropojanët. Ajo ka qenë një vajzë nga fshati Shoshan dhe unë e kam kushërirë. Familja e saj është shumë e varfër dhe ajo shkoi të jetonte tek motra e saj në fshatin Kamenicë. Motrën e ka të martuar me djalin e B. Ukës. Viktima Agim Madani kalonte nëpër këtë fshat për të shkuar në Kosovë. Aty e ka njohur vajzën dhe e ka rrëmbyer. I ndjeri B. Uka ka vdekur në verën e vitit 2015. Por në muajin maj dhe prill të atij viti ai e ka denoncuar humbjen e vajzës në polici dy herë. Por Policia e Tropojës nuk e ka vënë ujin në zjarr për të marrë masa për këtë punë. Por mbi të gjitha janë tallur me personin në fjalë, duke i thënë se ta ka marrë, por do ta sjellë prapë sepse janë në muajin e mjaltit.”

Article Logic
Execution time: 0.0042409896850586