INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet zv/trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi i beson sërish një italiani

Zbulohet zv/trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi i beson sërish një italiani

Publikuar më: 18:17 17-01-2017

Largimi i Paolo Tramezzani nga stafi drejtues i kombëtares shqiptare ka krijuar një boshllëk për De Biazin, i cili duket se do të vijojë t’ia besojë rolin e “krahut të djathtë” sërish një italiani, bashkombasi të vet. Gazetari i njohur sportive italian i “Sky Sport” ka zbuluar në portalin e vet emrin e zv.trajnerit të ri të kuqezinjve. Bëhet fjalë për Marco Veronese: “Një aventurë emocionuese në stolin e Shqipërisë është kurorëzuar me kualifikimin për në finalet e “Euro 2016”, derisa rrugët e Xhani De Biazit dhe zëvendësit të tij, Paolo Tramezzani, janë ndarë.

Vendi i ndihmëstrajnerit ka mbetur vakant pas largimit të ish-mbrojtësit për të trajnuar i vetëm Luganon. Dhe zëvendësuesi është gjetur sot: ai është Marco Veronese, ish-sulmuesi i datëlindjes së vitit 1976, një ish-lojtar i De Biaziit te Modena, ekip me të cilën ai ishte protagonist i promovimit të dyfishtë nga Seria C1 në periudhën 2000-2002.” I njëjti burim informacioni, që njoftoi i pari edhe largimin e Tramezzani te Lugano, bën me dije se Veronese ka pasur përvojë si trajner i Pavi, zëvendëstrajner te Fulvio në “Pro Lega”, te Monza dhe Cremonese.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611