INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloi fytyrat e familjarëve të vajzës së mitur në Kavajë, Rama ‘’sulmon’’ mediat: ‘’Njerëzit besojnë tek unë e jo tek ju’’

Zbuloi fytyrat e familjarëve të vajzës së mitur në Kavajë, Rama ‘’sulmon’’ mediat: ‘’Njerëzit besojnë tek unë e jo tek ju’’

Publikuar më: 20:55 08-02-2019

Rasti i përdhunimit të së miturës u kthye në një objekt të gjerë diksutimi, që përfshiu politikën dhe median pa përjashtim.

Në ditët e sotme, kryeministri Edi Rama shpërndau një video në “Facebook-un” e tij ku shfaqej ministrja e qeverisë me parlamentin, Elisa Spiropali dhe familjarët e vajzës së përdhunuar, në shtëpinë e këtyre të fundit në Kavajë.

Mediat vunë re një detaj, që familjarët i kishin fytyrat e zbuluara, duke akuzuar kryeministrin për shkelje të privatësisë. Kjo binte disi ndesh edhe me deklaratat e familjarëve, të cilët thonin se nuk kërkonin një vrasje të dytë duke u përfolur kaq shumë nga mediat dhe titujt bombastikë.

Por, mesa duket kryeministri Rama ka një këndvështrim komplet ndryshe për zbulimin e fytyrave. Nëpërmjet llogarisë së tij në “Tëitter”, kreu i ekzekutivit ka “sulmuar” mediat duke i akuzuar se njerëzit nuk kanë besim tek ta, por tek ai pasi ata nuk kanë se çfarë të ofrojnë:

“Po tani çfarë keni që lehni apo ju'a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s'do ekzistonit,se s'keni hiç tjetër për t'u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0048539638519287