INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulon pas 40 vjetësh vrasësin e vëllait dhe të fejuarës së tij

Zbulon pas 40 vjetësh vrasësin e vëllait dhe të fejuarës së tij

Publikuar më: 15:09 13-08-2018

Për katër dekada një ndjenjë shqetësimi e padrejtësie kishte mbajtur të mbërthyer Penny Farmer. Dikush kishte vrarë brutalisht vëllanë e saj më të madh dhe të dashurën e tij, dhe vrasësi ishte larguar bashkë me ta. Penny, tani 57-vjeçare, ishte vetëm një adoleshente që u rrit në Chorlton-cum-Hardy, në jug të Mançesterit, kur vëllai i saj Christopher Farmer që sapo kishte kualifikuar si mjek, u nis në një raund udhëtimi përreth botës me të dashurën e tij Peta Frampton, një e cila sapo ishte diplomuar si avokate.

foto_3.jpgAta u larguan nga Manchester në dhjetor të vitit 1977 dhe kurrë nuk u kthyen. Familjet e tyre do të merrnin vesh se pas shtatë muaj aventure dhe udhëtimi, rreth 5.000 milje larg në Amerikën qendrore, ata do të vriteshin në rrethana të pazbuluara. Çifti kishte shkëmbyer letra rregullisht me familjen pasi ata kishin udhëtuar nëpër Australi, ishujt e Paqësorit dhe më pas në bregun perëndimor të Amerikës, përpara se të shkonin në jug përmes Meksikës dhe në Belize. Ata raportuan se kishin takuar një amerikan simpatik të quajtur 'Dwayne', një njeri që kishte ofruar t'i merrte ata nga Belize në Meksikë si anëtarë të ekuipazhit në varkën e tij prej 32ft varkë, Justin B. Në letrën e fundit të Peta-s, e postuar më 29 qershor 1978, ajo shkruante: "Drejt së ardhmes. Unë nuk mendoj se ka ndonjë lajm tjetër, asgjë nuk ndodh në një anije. Me shumë dashuri Peta". Letrat e tyre, plot detaje dhe emocione, u ndalën papritmas.

foto_2.jpgFamiljet e dinin se kishte ndodhur diçka e tmerrshme, por çfarë? Babai i Christopher, Charles Farmer, një gazetar i BBC, bëri hetimet e tij. Ai bëri thirrje për ndihmë në Belize Times por pa asnjë dobi. Farmer punësoi një burrë vendas, Alphonso de Pena, për të vepruar si një hetues privat. Deri në janar 1979, de Pena mësoi nëpërmjet një prifti lokal që jetonte pak mbi kufirin në Guatemalë, se trupat e paidentifikuar të një çifti të ri evropian ishin tërhequr nga uji 200 metra larg bregut vitin e kaluar. Ndërsa udhëtonin përgjatë ujërave të pacenuar në brigjet e Guatemalës, çifti ishte torturuar, rrahur, lidhur dhe hedhur në det, pjesë të rënda të makinës ishin lidhura me trupat e tyre. Ky krim i tmerrshëm kishte ndodhur në javën e parë të korrikut 1978 , pak ditë pas letrës së fundit të Peta-s. Menjëherë pasi, peshkatarët vendas kishin zbuluar kufomat e fryra të dy perëndimorëve të paidentifikuar, i kishin varrosur në varre të pashënuara. Pas zbulimit të hetuesit privat, trupat u zhvarrosën dhe të dhënat e dhëmbëve fluturuan përtej Atlantikut për të konfirmuar se ishte Christopher, 25 vjeç dhe Peta, 24 vjeç. Ishte lajmi i tmerrshëm për familjet.
Charles dhe diplomatë në Zyrën e Jashtme, vazhduan të bëjnë kërkime, duke ndjekur pronarin dhe kapitenin e Justin B. Ky kapiten ishte një amerikan i quajtur Silas Duane Boston, një pijanec, i cili më vonë do të dilte se ishte në arrati në Amerikën Qendrore, i kërkuar për një përdhunim të një fëmije të vogël në Sacramento, California. Konsullata britanike dhe Charles arritën të flasin në telefon me Boston. Ai ishte i shpërqëndruar dhe jo bindës. I tha konsullatës se dy udhëtarët e tij kishin zbritur, sepse duhet të bënte disa riparime në anijen e tij. Për Charles, ai tha: "Më lejoni të interesohem, do t’ju njoftojë nëse dëgjoj diçka për ta", duke pretenduar se ai nuk e dinte ç'kishte ndodhur me çiftin. Pas kësaj, Boston zhduket nga faqja e dheut, dhe babi i Christopher, Charles Farmer vdiq në vitin 2013, në moshën 91 vjeçare, pa e zbuluar të vërtetën.
Dyshimi për vrasësin e të vëllait dhe një ndjenjë padrejtësie, jetuan në vajzën e tij Penny, e cila dekada më vonë mbaroi atë që kishte filluar babai i saj. Momenti i saj që të hidhte dritë mbi ngjarjen erdhi. Ndërisa ishte duke bërë një shëtitje në vjeshtë me nënën e saj Audrey në tetor 2015, ato kujtuan Christopher. "Pyes veten se si do të dukej Chris. Tani do të kishte qenë 62 vjeç. Ai është përgjithmonë i ri në sytë tanë, apo jo? ", -tha Audrey me dëshpërim. Kjo bëri që Penny të kthehej në detektive, duke përdorur internetin si mjetin e saj kryesor. Goditja e zemrës së saj, sapo arriti në një ekran kompjuterik. Ajo bëri një kërkim në Facebook për dy djemtë e Bostonit, Vince dhe Russell. Këta emra kishin qenë të përmendura në letrat dërguar nga shtëpi nga çifti. “Kapiteni kishte sjellë me vete djemtë e tij të rinj, pastaj 13 dhe 12 vjeç”-shkruhej midis të tjerash. Sigurisht, ata do të dinë diçka?
Peni shpejt e gjeti Bostonin, në internet. Ajo u lehtësua. Të paktën ai ishte gjallë. Ajo ishte gjithashtu e zemëruar. Pse nuk e kishte bërë këtë vite më parë?

foto_8.jpg

Ajo u dërgoi mesazhe djemve dhe, më në fund, zbuloi të vërtetën. Ata i thanë asaj se kishin parë vrasjet që kishte kryer babai i tyre. Të dy burrat thanë se kishin parë babanë teksa lidhte çiftin dhe më pas do ti hidhte në det. Gjithçka kishte nisur pasi Christopher e kishte hedhur nga barka pasi po trajtonte keq djalin e tij të vogël në bord. Bostoni i dehur kishte filluar hakmarrjen. Sipas Vince, babai i tij i tha Christopher që të tërhiqte spirancën, u përkul sipër tij dhe e goditi atë vazhdimisht mbi kokë. Ai pastaj u përpoq ta vras atw me një thikë, por i riu tha: "Unë tërhiqem!" Të nesërmen në mëngjes, Bostonit mendohet se i ka thënë çiftit që ai do t'i lëshojë pranë Livingstonit, Guatemalës, duke i lidhur duart dhe duke i zhveshur ata lakuriq për t'i ndaluar që të raportojnë në polici përpara se të mund të iknin. Gjatë 36 orëve të tjera, Boston dyshohet se i fyeu dhe i lidhi ata, u vuri çanta plastike mbi kokat e tyre, i lidhte me blloqe metalike dhe më pas i hodhi në ujë ndërsa ata ishin plotësisht të ndërgjegjshëm. Detajet e tmerrshme e tronditën Pennyin. Ajo shkoi në Policinë e Madhe të Mançesterit, dhe u lut që të rihapej rasti. Nëna e saj Audrey ishte e dëshpëruar dhe donte të shihte teksa drejtësia vihej në vend. GMP kontaktoi Policinë e Interpol dhe atë të Sacramento, e cila rastësisht kishte rihapur një hetim për zhdukjen e nënës së Vince dhe Russell, Mary Lou më 1968. Zhdukja e saj ishte një nga dhjetëra vrasje dhe përdhunime të cilat policia në Kaliforni kishte rishikuar. Policia Sot Sacramento thuhet se ka dy dosje të mëdha që arrijnë në 2,000 faqe, të cilat implikojnë Bostonin në krime, duke përfshirë vdekjen e Mary Lou dhe vrasje të tjera.

foto_4.jpgBrenda dy javëve të kontaktit me Penny, Vince Boston i dha Sacramento Police një deklaratë, duke dëshmuar se babai i tij kishte vrarë nënën dhe se ai kishte qenë dëshmitar dhe se e kishte parë atë duke vrarë Peta dhe Christopher. Russell do të jepte një dëshmi të ngjashme. Të dy Vince dhe Russell do të vazhdonin të pohonin se ata ishin përpjekur të paralajmëronin autoritetet në të dy anët e Atlantikut gjatë viteve, por u tha se nuk arritën të gjenin në Angli, të regjistruar vrasjet e Chris dhe Peta. I paralajmëruar nga Penny, GMP kërkoi, por nuk mund të gjente gjurmët e dosjes së saj në këtë rast. Pastaj erdhi zbulimi i madh: ata kontaktuan një detektiv në pension i cili ishte përfshirë në këtë rast. Ai e kujtoi rastin dhe, çuditërisht, ai kishte mbajtur një kopje të plotë të dosjes. Rreth 38 vjet pas vrasjeve të tyre, Policia e Sacramento-s më në fund arrestoi Bostonin në dhjetor 2016, dhe ai u akuzua për vrasjet e Christopher dhe Peta.

vrasesi_1.jpg

Peni dhe familja e saj iu lutën gjykatës për të shpejtuar procedurat, pasi Audrey donte të shihte drejtësinë përpara se të vdiste. Familja ishte madje e gatshme të hiqte dorë nga një e drejtë për të kërkuar dënimin me vdekje në një përpjekje për të shpejtuar çështjen. Por ende Boston e mbylli çështjen në një mënyrë. Me përkeqësimin e shëndetit për shkak të viteve të abuzimit me alkoolin, vetëm tre javë para se Penny dhe Audrew do të merrnin pjesë në një seancë dëgjimore, Boston 76 vjeç vdiq ndërsa ishte në burg. Ai kishte qenë në dializë, por ai thuhet se ka urdhëruar mjekët për të tërhequr trajtimin. Brenda disa orësh, Penny dhe Audrey, të cilët ishin përgatitur për të udhëtuar në SHBA, morën lajmin. Nuk do të kishte ditë në gjykatë për to. Ato nuk do të kishin kënaqësinë ta shihnin atë në sy në bankën e të akuzuarve.

Article Logic
Execution time: 0.004270076751709