Kur një mashkull zbuloi se e dashura e tij e kishte tradhëtuar me dikë tjetër, në vend që thjesht të largohej ai kërkoi hakmarrjen e tij.
Në videon e përhapur në internet, i dashuri i tradhëtuar u ndihmua nga i dashuri “tjetër” në mënyrë që ta bënin gruan të paguante pasi i mashtroi të dy. Ai i shkon gruas tek puna e saj, që duket si një bar sportiv, dhe shtiret sikur do ta propozonte. Në momentin që ulet në gjunjë dhe i merr dorën, futet mashkulli tjetër në skenë, dhe të dy ia përplasin në fytyrë që i kishte mashtruar. Dy djemtë thanë që ajo ishte takuar në mënyrë sekrete em të dy ata për muaj me radhë, madje njëri i kishte blerë edhe një makinë.