2 përbërësit magjikë janë gjalpi Shea dhe Kokosi.
Mënyra 1 - Përzieni në masë të barabartë 1 lugë gjelle gjalp shea + 1 lugë gjelle me vaj kokosi. Vendosini në një tas dhe lërini në banjo mari derisa të shkrijnë. Pasi të ketë shkrirë kjo masë, fillo ta aplikosh ashtu të ngrohtë në flokë, nga rrënja deri tek majat. Më pas mbështilli flokët me një kapuç plastik dhe mbaji 30-40 minuta. Laji me një shampo delikate pa kimikate, dhe bëni një gjysëm tharje.
Mënyra 2 - Ashtu siç i keni flokët gjysëm të thatë, aplikoni përsëri pak fare nga përzierja magjike shea + kokos. Aplikoni me majat e gishtave vetëm në gjatësi ose tek majat në mënyrë që kaçurrelat të qëndrojnë sa më mirë por të mos duken si të yndyrshme.
Këto 2 mënyra do t'ju dhurojnë flokë plot shkëlqim butësi dhe vitalitet. kaçurrelat do të marrin formën e tyre më të mirë dhe do të qëndrojnë ashtu gjatë gjithë ditës edhe nëse kaçurrelat apo ondet i keni të bëra. Nuk ka rëndësi nëse keni një jetë super dinamike dhe jeni në lëvizje gjatë gjithë ditës, kaçurrelat nuk do të shformohen aspak.