Me nisjen e sezonit të ri televiziv, u përfolën shumë edhe ndryshimet që do të bënin programacionet.
Një ndër to ishte edhe “The Voice of Albania” ku u përfol se do të bëheshin ndryshime edhe në këtë spektakël talentesh dhe kryesisht në jurinë e saj. U fol se pjesë e jurisë do të ishte edhe këngëtarja Era Istrefi por pasi është kontaktuar nga anabel menaxheri i saj Faton Shoshi, ka sqaruar se Era nuk do të jetë në jurinë e “The Voice of Albania”. Aktualisht këngëtarja po bën provat me bandën orkestrale të Top Channel sepse është duke u përgatitur për një tur koncertesh në Bullgari dhe do që ta shoqërojë një ekip shqiptar. Ndoshta kjo ka ngjallur aludime se mund të jetë pjesë se jurisë së atij spektakli.
'Ajo ka dashur që në ekipin e saj të ketë sa më shumë shqiptarë, ndaj edhe ka zgjedhur një bandë shqiptare për ta shoqëruar në eventet muzikore.', shpjegoi Shoshi.
22 vjeçarja po punon në SHBA për realizimin e albumit të saj të parë ndërkombëtar me “Ultra Music”.