“Le Meillure Du Football” është portal francez që ka shpallur një listë me tifozet më të bukura të ekipeve përfaqësuese.
Sipas tij, fotot janë zgjedhur nga komentet dhe pëlqimet e komentuesve në rrjetet sociale si dhe për arsyen se fotot e tifozeve në fjalë janë postuar në shumë portale të ndryshme dhe jo vetëm nga ato vetë.
Dhe vlerësimi final shkon për këngëtaren Elvana Gjata duke e cilësuar atë si tifozen më të bukur e shoqëruar kjo edhe me foton e saj e veshur Kuq e Zi dhe duke bërë shqiponjën me duar. Ky nuk është rasti i vetëm që Elvana tregon suportin e saj ndaj Kombëtares shqiptare dhe këtë e tregon edhe kënga “Kuiq e Zi’ në bashkëpunim me Flori Mumajesin e cila u bë hit. Vetë Elvana ka preferuar të jetë modeste për këtë fakt, madje edhe momentet nga udhëtimi në Paris i ka postuar vetëm në Snapchat ndërsa përsa i përkët vlerësimit të fundit që ka marrë, ka qenë kolegu dhe miku i saj Andy Dj që e ka bërë publike.