INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni balenën e rrallë që është parë në brigjet australiane

Zbuloni balenën e rrallë që është parë në brigjet australiane

Publikuar më: 13:42 27-07-2016
Një balenë e bardhë shumë e rrallë është parë në brigjet australiane, teksa migronte drejt ujërave të ngrohtë tropikalë.
Ajo quhet Migaloo dhe është parë për herë të parë në Australi në vitin 1991. Emri i saj, në gjuhën origjinale do të thotë “mik i bardhë”.Balena e bardhë u fotografua në portin Byron në lindje të brigjeve australiane, duke bërë udhëtimin e përvitshëm nga Antarktida në ujërat e ngrohtë të Queensland.
Oskar Peterson, që drejton Qendrën për Kërkimin e Balenave të Bardha me bazë në Australi, tha se balena ishte e gjinisë mashkull dhe mund të jetë 30 vjeç.
Pretendohet, se balena të tilla mund të jenë 2 ose 3 në të gjithë botën. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164