“Nuk jam ndjerë kurrë më e qetë!”
Kështu është shprehur supermodelja në videon e postuar në Instagram, video në të cilën po bën hedhje me parashutë në Dubai. Ajo është shpërngulur me shoqërinë e saj në Dubai ku siç duket nga fotot e postuara, po kalon momente të paharrueshme. “Duke fluturuar me engjëjt. Eksperienca më e bukur në jetën time,” shkruan Bella nën video, duke dhënë dhe një mesazh të vogël për çiftin e ri më të preferuar të shoëbiz-it. ‘Vafshi në djall,’ përmbyll ajo mesazhin e saj dhe thënë nga ajo, çuditërisht nuk tingëllon aspak armiqësore.
Aktivitetet e tjera që Bella po bën atje përfshijnë një udhëtimin me makinë për në Abu Dhabi ku nuk mund të mungonte një foto duke shkeluz gazin, si dhe duke bërë qejf me shoqet në një jaht.
Mesa duket as nuk i plas fare për The Weeknd e Selena.