Ato të dyja mbrëmjen e kaluar kishin të njëjta gëzime për personat e tyre të veçantë.
Vëllai i Beatrix kishte ditëlindjen dhe bënte 22 vjeç. Përveç urimeve të shumta që mori, erdhi edhe ai speciali nga motra e tij këngëtare me të cilën ka një lidhje të ngushtë.
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Të uroj shumë lumturi, sukses dhe dashuri në jetë. Të bekoftë Zoti. U bëfsh edhe 100 vjeç o bukuri botës, të dua shumë. Vdes për ty”, ka shkruar ajo në videon e postuar në ‘Instagram’.
Ndërkohë edhe motrat Vjollca kanë festuar mbrëmë ditëlindjen e mamasë së tyre.
"Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë. Mama ime", shkruan Marina.
Ndërsa Luana ka zbuluar dhuratën duke postuar një foto ku shihet krah mamasë dhe përballë tyre një kuti me trëndafila të kuq dhe të bardhë që formojnë fjalën 'Mami'.