INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë i ka ndodhur një kinezi nga konsumimi i sushit. Do tronditeni! [FOTO]

Zbuloni çfarë i ka ndodhur një kinezi nga konsumimi i sushit. Do tronditeni! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 30-03-2018
Dashuria e një njeriu për sashimin, ka përfunduar shumë keq. 
Bëhet fjalë për një kinez, i cili  kishte shkuar te mjeku i tij duke u ankuar për dhimbjen e stomakut dhe lëkurën e cila vetëm i kruhej. Skanimet zbuluan se i gjithë trupi i tij ishte infektuar me shirit, pasi kishte ngrënë shumë  sashimi.  Për të gjithë ju që nuk keni dëgjuar për këtë ushqim, sashimi përgatitet me feta të holla mishi, kryesisht ton ose salmon. Japonezët  e konsiderojnë si  gatimin më të mirë. Gjithashtu është edhe i shtrenjtë si ushqim, pjesë e një menuje  sushi.
Mjekët, sipas intv.al  besojnë se një pjesë e papjekur e mishit ose të peshkut të papërpunuar  ndotet dhe ka këto pasoja.
Ai u trajtua në spitalin “Guangzhou No. 8 People's” në provincën  Guangdong, në Kinën Lindore.
Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e peshkut të papjekur mund të çojë në një shumëllojshmëri të infeksioneve parazitare. Infeksionet ndodhin pas konsumimit të larvave  të gjetura te  peshqit e ujërave të ëmbla si: salmoni. Ky lajm i ka tronditur njerëzit që e konsumojnë shumë këtë ushqim. Kjo është gjendja e stomakut të tij, sipas skanimit:
 
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036947727203369