INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë ju pret në sezonin e ri të

Zbuloni çfarë ju pret në sezonin e ri të "House of Cards" dhe "Game of Thrones"

Publikuar më: 15:19 12-02-2016

Muajt që do të vijnë do të jenë padyshim më të bukurit për fansat e serialit "House of Cards" dhe atij "Game of Thrones".

Së fundmi janë publikuar disa foto nga sezoni i 6-të i këtij të fundit ku duken personazhet e Princeshës Myrcella, të verbërës Arya, Cersei and Jaime së bashku sërish, dhe një foto të personazhit Bran. Ai që nuk duket gjëkundi është personazhi i Jon Snow, i cili nuk dihet ende nëse vazhdon të jetë gjallë apo nëse do të rikthehet në ekranin e vogël më 17 prill.

Ndërkohë sa i përket sezonit të katërt të "House of Cards", personazhi Frank Underwood rikthehet tashmë si President, një president që do ta ketë të vështirë të shijojë postin e tij për shkak të ish gruas së ardhshme, Claire Underwood, e cila ka vendosur t'ia bëjë jetën të pamundur Frenk dhe ekipit presidencial. Si zakonisht skandale korrupsioni, vrasjesh dhe seksi ju presin në Washington D.C. më 4 mars!

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453