INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pasi lyeni thonjtë me manikyr [FOTO]

Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj 10 orë pasi lyeni thonjtë me manikyr [FOTO]

Publikuar më: 15:22 02-06-2017

Vajza duhet ta lexoni këtë.

Të gjithë e dimë që nuk duhet të përdorim shpesh manikyr, sepse thonjtë fillojnë të thahen dhe të zverdhen. Por ky lloj produkti kozmetik mund të shkaktojë dëme më serioze në organizmin tonë. Ne nuk ju nxisim që të mos lyeni më thonjtë, por ju paraqesim listën e efekteve negative që mund të shkaktojnë përbërësit e tij në trupin tonë.

Cili është rreziku kryesor që vjen nga përdorimi i manikyrit në trupin tonë?

Rreziku parësor qëndron në faktin se manikyri ka elementë helmues.

manikyri_0_1.PNG

Disa produkte kozmetike për kujdesin e thonjve përmbajnë komponentët e mëposhtëm, që janë të dëmshme për shëndetin tonë.

14047560-17036910-1-0-1492169368-1492169370-650-1-1492169370-650-be34e4d775-1492632417.jpg

14047710-17037510-4-0-1492169803-1492169805-650-1-1492169805-650-f905f7367c-1492632417.jpg

 

Toluene —një përbërës që i jep thonjve butësi dhe e ndihmon manikyrin të ruajë pigmentin. Taulene-i mund të prekë sistemin nervor qendror dhe të shkaktojë çrregullime në sistemin riprodhues. Dhimbja e kokës, dobësia dhe të përzierat janë vetëm disa nga pasojat që shkakton përdorimi i shpeshtë i manikyrit.

Formaldehyde — është një gaz pa ngjyrë që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së manikyrit. Nëse vuani nga alergjitë, kontakti me formaldehyde-in mund të shkaktojë dermatit dhe djegie. Në raste më të rënda kjo substancë mund të shkaktojë çrregullime të ritmit të zemrës, apo edhe kancer.

Dibutyl Рhthalate – përdoret si aromë. Prezenca e këtij përbërësi të rrezikshëm mund të shkaktojë çrregullime të sistemit endokrin, probleme gjinekologjike, apo të aparatit të frymëmarrjes.

Shkencëtarët bënë një studim në një grup me 24 gra. 6 orë pasi lyenë thonjtë, pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve kishin në trup nivele të larta të diphenyl phosphate-it , një derivate i triphenyl phosphate-it, që formohet në metabolizëm.

10 orë pas fillimit të eksperimentit niveli i diphenyl phosphate-it në trup e tejkaloi 7 herë normën. Këto rezultate janë vërtet alarmuese.

Si ta zgjidhni një manikyr që nuk e dëmton shëndetin tuaj?

Disa shishe manikyrësh kanë shënime të veçanta:

“5-Free"-  nënkupton që produkti nuk përmban formaldehyde, apo derivate të tij, toluene, dibutyl phthalates, ose camphor.

"3-Free"- nënkupton që manikyri nuk ka 3 përbërës të dëmshëm siç janë: formaldehyde, dibutyl phthalate dhe toluene.

Para se të blini manikyr herë tjetër, kushtojni vëmendje përbërësve të tij dhe kujtohuni se shëndeti është në duart tuaja!

Article Logic
Execution time: 0.0037992000579834