Mbrëmjen e kaluar Eni Koçi festoi ditëlindjen.
Dhe kjo nuk mund të kalonte pa një organizim special për 21 vjeçaren e cila në mbrëmje e gjeti veten në një festë mjaft intime, në një ambient të zbukuruar deri në detaje si dhe e rrethuar vetëm nga personat më të afërt. Këngëtarja dukej e buzëqeshur gjatë gjithë kohës pasi po e shijonte çdo moment të asaj mbrëmjeje. Pjesë e festës sigurisht ishte edhe Genc Prelvukaj me të cilin Eni po përflitet goxha se është në një lidhje. Ama diçka e mësuam nga kjo ditëlindje. Që Genci bën pjesë tek personat shumë të afërt të Enit.