INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë parfumi ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Zbuloni çfarë parfumi ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 20:00 04-05-2017

Për shumë gjëra në lidhje me personalitetin dhe jo vetëm, ne mbështetemi te horoskopi. Në fakt, edhe parfumi ka një lidhje të veçantë me shenjën e horoskopit. Kështu, edhe kur është fjala për aromën, disa njerëz preferojnë lulet, sepse natyra e tyre është e butë, e ëmbël, të tjerë që preferojnë aroma më të forta kanë tendencë të kenë tipare më agresive.

Nëse ende nuk e keni gjetur aromën tuaj identifikuese pse të mos udhëhiqeni nga yjet?

Dashi

Një shpirt i fortë dhe i sigurt si ju ka nevojë për një aromë të zjarrtë. Sugjerojmë një parfum që ka nota të drunjta.

Provoni: Stella McCartney Stella oser Hermés Eau des Merveilles

Demi

Nëse do të kishte ndonjë ngjyrë që do t’ju përshkruante, ajo do të ishte e gjelbërta. Ju jeni të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Një aromë e freskët do t’ju mbajë të përqëndruar.

Provoni: Diptyque Philosykos ose Malin+Goetz Vetiver Eau de Parfum

Binjakët

Si binjakë që jeni, ju keni tendencën të ndryshoni si kameleon. Mund te keni pafund parfume dhe nuk identifikoheni me një.

Provoni: Elizabeth & James Nirvana Black ose Commodity Orris

Gaforrja

Shenja më e edukuar nga të gjitha shenjat. Ju duhet një aromë e ngorhtë me nota vailjeje apo trëndafili.

Provoni: Pinrose Pinrose ose Aerin Tangier Vanille

Luani

Zonjat e kësaj shenje urdhërojnë kudo që të shkojnë. Aromat e guximshme, djegëse dhe të myshkut i shkojnë përshtat kësaj shenje.

Provoni: Giorgio Armani Si ose Le Labo Santal 33

Virgjëresha

Jeni njerëz të qetë dhe të dashur. Nuk pëlqeni aromat e forta apo komplekse, por ato të ëmblat. Aromat e frutave ju shkojnë mësë miri.

Provoni: Jo Malone Oud & Bergamot Cologne Intense ose Byredo Bibliothèque

Peshoret

Aromat e gjalla me grimca ëmbëlsie janë reflektues të personalitetit tuaj .

Provoni: Prada Candy Kiss ose ex nihilo Devil tender

Akrepi është shenja më pasionante e zodiakut.

Provoni: Tom Ford Black Orchid ose Histoires de Parfums Noir Patchouli

Shigjetari

Shigjetari është i njohur për sensin e humorit dhe spontanitetit.

Provoni: Pour Le Monde Empoëer ($82) or Penhaligons Luna Eau de Toilette ($175)

Bricjapi

Aromat tuaja duhet të jenë të palëkundura dhe të kenë të njëjtin intesitet në çdo moment të ditës. Femrat bricjapë duhet të provojnë CK One ose Chanel nr 5

Ujori

Ju jeni në kërkim të aventurave dhe kureshtja është tipari kryesor që ju karakterizon. Një aromë e freskët dhe energjike është e përkryer për ju.

Provoni: Philosophy Pure Grace Summer Surf ose Mason Margiela Beach Ëalk

Peshqit

Të ngrohtë dhe të mëshirshëm, peshqit kanë një personalitet të butë dhe tërheqës. Aromat e luleve janë të përshtatshme për ju.

Provoni: Viktok & Rolf Floëerbomb ose Tory Burch Absolu ($ 105)

Article Logic
Execution time: 0.0020689964294434