INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni emrat e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Zbuloni emrat e shteteve me shumicë myslimane që do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Publikuar më: 15:20 06-03-2017

Presidenti Donald Trump do të përjashtojë Irakun nga lista e vendeve  të cilave do tu ndalohet udhëtimi në SHBA. Të hënën prite që të nënshkruhet rendi i ri ekzekutiv, pasi përpjekja e tij e mëparshme lidhur me urdhrin e ndalimit të emigrantëve është ndalur nga gjykata, shkruan Reutres.

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhri i ri ekzekutiv do ta mbajë ndalesën 90-ditëshe të udhëtimin në SHBA për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, si Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Ndërkohë, Iraku është hequr nga lista e vendeve në urdhrin origjinal, të lëshuar më 27 janar, sepse qeveria irakiane kishte vendosur procedura të reja verifikimi dhe kontrollimi, si dhe për shkak të punës së saj me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër militantëve të ISIS-it, ka thënë ky zyrtari.

Article Logic
Execution time: 0.0032041072845459