Mund të qeshni po dhe të vajtoni, pasi harta më e fundit e publikuar nga shoqëria civile flet qartë se si mund të jenë emërtesat e reja të qyteteve shqiptare bazuar në llojet e plehrave që gjenerojnë apo dhe atyrë që do të vijnë nga jashtë vendit sipas ligjt të ri.
Forca Rinia me ironi shkruan se meqë objektivi i Qeverisë për zhvillimin e vendit është importi i mbetjeve vendosi të ndyshojnë dhe emrat e qyteteve duke nderuar çdo qytet me një plehrë.
Tirana quhet Plumbi dhe tironsat tashmë mund ti quani plumbasit
Durrësi quhet Leshi dhe durrësakët mund ti thërrisni leshakët
Korça quhet Nikel, e korçarët do quhen nikelsat
Elbasani, Skrapi dhe elbasanllinjtë do quhen skrapsat
Vlora, Plastika dhe vonjatët plastikasit
Fieri, Bismuth dhe fjerakët mund të thirren bismuthas
E kështu me rradhë madje dhe emrat e komunave mund të ndryshojnë, përshembull: Një komunë mund të quhet Komuna e dyllit shtazor e një tjetër Komuna e pushit të leshit.