Kombëtarja shqiptare, në shtator do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Përballë Maqedonisë, kuqezinjtë do të dalin në fushë me një fanellë të re.
Disa nga ndryshimet që kompania “Macron” ka bërë me fanellat e reja është zhvendosja e logos së saj, stema e flamurit, ndërsa ngjyrat mbeten po ato.
Uniformat e reja të ideuara nga kompania “Macron” do të ketë disa ndryshime me ato që u përdorën në Europian. Mësohet se në fanellën e re, shqiponja ia ka lënë vendin disa rombeve, ndërkohë që stema e FSHF-së do të jetë në qendër të fanellës.
Fanella e parë do të jetë e kuqja, ndërkohë që me fanellën e bardhë apo me atë të zezë, përfaqësuesja jonë do të luajë në transfertë.
Në kualifikueset e “Rusi 2018”, Shqipëria e De Biasit është në një grup me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin.