INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni gënjeshtrat që ju kanë thënë për dashurinë

Zbuloni gënjeshtrat që ju kanë thënë për dashurinë

Publikuar më: 17:42 04-03-2016
Të gjithë keni parë filma të ndryshëm romantikë dhe keni krijuar në mendje gjëra  që  nuk janë në realitet.

Ekspertët kanë bërë një listë të gjërave që nuk ekzistojnë  në dashuri, sepse ka ardhur koha që të gjithë të  mos fantazojnë gjëra që nuk para ndodhin në jetën reale. Kjo do ju ndihmoj edhe të mos zhgënjeheni.
 
1. Dikush mund të bjerë çmendurisht në dashuri  me ju me shikim të parë
Këto gjëra i keni dëgjuar edhe në përralla, prandaj mos krijoni shpresa të kota. Dikush mund të krijojë simpati ndaj jush, por të dashurohet është e vështirë.
 
2. Ju shpreh dashurinë  në një vend  të veçantë
Nuk ka rëndësi vendi, ku ju shpreh dashurinë, por mënyra si do ju bëjë të ndiheni. Harrojini vendet surprizë, por vlerësoni ndjenjat.
 
3. Të gjithë  presin përgjigjen tuaj
Ndodh që dy persona kanë dashuri për ju, por ju nuk vendosni. Nuk është e vërtet që personi që ju keni nënvlerësuar dhe e di që ju keni dikë tjetër, t’iu kërkojë sërish. Mos e mbivlerësoni veten tuaj, por qëndroni me këmbë në tokë.
 
4. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni gjëra të përbashkëta
Nuk ndodh  që dy persona të mos kenë  asgjë të përbashkët  dhe të bien në dashuri me njëri-tjetrin. Duhet patjetër t’i  lidhë diçka e përbashkët, që të krijojnë historinë e tyre të dashurisë.
 
5. Do përfundoni me dashurinë e parë
I famshmi Honore de Balzac ka thënë: "Njerëzit që dashurojnë vetëm njëherë janë shpirtvegjël". Kjo ide është e gabuar dhe pengon njerëzit të ecin përpara dhe të njohin ndonjë person ndoshta më të mirë se dashuria e tyre e parë.
Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775