INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni gjërat që femrat bëjnë për t’u dukur tërheqëse të cilat meshkujt s'i durojnë

Zbuloni gjërat që femrat bëjnë për t’u dukur tërheqëse të cilat meshkujt s'i durojnë

Publikuar më: 11:16 07-07-2016
Sipas një pyetësori  të bërë në “ Ask Men”, janë vënë re këndvështrime të ndryshme, në lidhje me faktin se çfarë nuk i tërheq më meshkujt te femrat.
Në këtë studim është bërë pyetja: Cila është ajo gjë që i bën femrat të mendojnë se janë tërheqëse, ndërkohë që në sytë e meshkujve këto gjëra i bëjnë më pak tërheqëse? 
 
Një nga meshkujt që ka marrë pjesë në këtë pyetësor ka thënë: Vënia në masë të madhe e make up-it, i bën të duken sikur kanë maskë në vend të fytyrës. Ndërsa një tjetër ka komentuar në lidhje me thonjtë e ekzagjeruar që bëjnë femrat. Sipas tij, kjo gjë nuk i bën tërheqëse dhe i bën meshkujt të qëndrojnë larg tyre.
 
Në këtë pyetësor, për të dalë në një përfundim se çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te pamja e jashtme dhe sjellja e femrave kohët e fundit, një tjetër detaj është edhe zëri i tyre sensual. Femrat mendojnë se duke e bërë të folurën e tyre të duket sa më shumë sensuale, do bëjnë që meshkujt t’i afrohen. Kjo gjë nuk është e vërtet, përkundrazi kjo gjë nuk i pëlqen aspak meshkujve. 
 
Gjithashtu, në “ Ask in Men”, meshkujt nuk kanë preferuar as gjinjtë e mëdhenj dhe buzët e fryra. Sipas tyre, këto gjëra nuk i bëjnë të duken më tërheqëse. Ata theksojnë edhe faktin, se në foto femrat përpiqen të sforcohen duke bërë “ duck face”, gjë që i bën të duken aspak bukur.
 
Një përdorues tjetër, është shprehur në lidhje me modën e re të mbushjes artificiale të vetullave. Ai beson se kjo gjë i bën ato të duken qesharake dhe shumë të shëmtuara.
 
Mesa duket, femrat janë gabuar duke bërë këto sakrifica për t’u dukur tërheqëse në sytë e meshkujve. Ata preferojnë më shumë një femër sa më natyrale dhe të thjeshtë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924