INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni gurin tuaj të fatit bazuar te muaji i lindjes

Zbuloni gurin tuaj të fatit bazuar te muaji i lindjes

Publikuar më: 12:37 25-01-2017
Në këtë artikull ju sjellim gurin tuaj të fatit, bazuar te shenja juaj e horoskopit.
 
Sipas intv.al  secili prej jush duhet të dijë gurin e tij të fatit.
 
1. Janar
 
Guri: Garnet
 
Kjo emër  është gjetur në shekullin e 14-të  në Angli dhe vjen nga fjala “ gerne”. Sipas intv.al ky gur i sjell fat atyre që kanë lindur në janar.
 

 

 

 

2. Shkurt
 
Amethyst  
 
 
Ky gur ka ngjyrë violet dhe përdoret shpesh në bizhuteri. Emri vjen nga Greqia e Lashtë dhe thuhej se ky gur mbronte personin që e përdorte nga dehja.
 

 

3. Mars
 
Aquamarine
 
Ky emër ka ardhur nga latinët dhe simbolizojnë detin kur është i qetë dhe marinarët e ndjenin veten të sigurt. Personat që kanë lindur në mars me këtë gur simbolizojnë lumturinë që sjell martesa.
 

 

4. Prill
 
Diamant
 
Sipas intv.al njerëzit që kanë lindur në muajin prill e kanë gurin e tyre të fatit. Origjinën emri e ka nga Greqia e Lashtë “adámas”. Ky gur simbolizon pastërtinë dhe ndershmërinë.
 

5. Maj
 
Emerald
 
Ky gur është gjetur në fillim në Egjipt. Konsiderohet si guri i një dashurie të suksesshme. Ata që kanë lindur në maj e kanë gur të fatit.
 
 

6. Qershor
 
Pearl
 
Sipas intv.al perlat simbolizojnë fatin e mirë dhe mbrojtjen. Gjithashtu tregon lidhjen e fortë që kanë njerëzit mes tyre dhe sigurinë e familjes së tyre. Personat që kanë  lindur në qershor duhet ta kenë, pasi është guri i tyre me fat.
 

7. Korrik
 
Ruby
 
Njerëzit që kanë lindur në korrik e kanë si gur fati. Ai është mbreti i gurëve të tjerë. Ruby simbolizon pasionin dhe diellin.

8. Gusht
 
Peridot
 
Ky gur është me fat për ata që kanë lindur në muajin gusht. Sipas intv.al ky gur ka lindur me civilizimin e botës, pra është shumë i hershëm. Ai simbolizon shpëtimin nga errësira, magjia dhe gjërave të këqija në jetë.
 

 

9. Shtator
 
Sapphire
 
Në Lashtësi ky gur simbolizonte shpresën dhe besimin. Njerëzit që kanë lindur në këtë muaj, sipas intv.al duhet ta mbajnë pasi është guri i tyre i fatit. Tregon fuqi dhe gjykim të drejtë.
 

10. Tetor
 
Opal
 
Ky gur e ka origjinën nga  latinishtja  “opalus“. Simbolizon dashurinë, pafajësinë dhe lumturinë. Ata që kanë lindur në tetor e kanë gurin e tyre të fatit.
 

11. Nëntor
 
Topaz
 
Ky gur simbolizon energjinë pozitive, dhe insipirimin  për të pasur sukses. Gjithashtu tregon besimin që njerëzit duhet të kenë te vetja e tyre.
 

 

12. Dhjetor
 
Turquoise
 
Ky gur është ndër më të vjetërit. Ai simblizon një të ardhme të mirë për atë që e përdor.
 
Turquoise promovon një lider, karrierë të suksesshme  dhe ambicie. Ata që kanë lindur në muajin dhjetor e kanë gurin e tyre të fatit.
 

Burimi: Astroica
 
Përshtati: Anisa Bega
 

Article Logic
Execution time: 0.0029079914093018