IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Zbuloni hap pas hapi metamorfozën e pamjes së Kylie Jenner [FOTO]

Zbuloni hap pas hapi metamorfozën e pamjes së Kylie Jenner [FOTO]

Publikuar më: 14:38 13-08-2016

Nga ajo fytyra e vajzës me syze, në një superyll. Ylli i rality show-t Kylie Jenner  ka pësuar ndryshime nga viti në vit përpara syve të  miliona ndjekësve të saj, dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 19-të, le t’i hedhim një sy transformimit drastik që ajo ka pësuar.  

Duke nisur që me lip fillers (mbushje buzësh) në moshën 17 vjeçare, zbardhjen e flokëve me peroksid si dhe me thashethemet për kirurgji plastike, bukuroshja zeshkane nuk pëlqen të komentojë asgjë nga këto.

Familje e lumtur ! Viti 2008 , në moshën 11  vjeçare

Me flokë të gjatë, vetëm me disa fije të zbardhura, me një buzëqeshje të pafajshme dhe me një bukuri natyrale, ajo shihet në krahët e mamasë Kris gjatë një koncerti privat në Los Angeles.

Përshëndetje flokë !  Viti 2009 në moshën 12 vjeçare

Një vit i ri me një stil të ri flokësh. Këtë herë Kylie vendosi të eksperimentojë me flokët e saj duke i prerë ato me baluke të cilat bënin që mezi t’i dukeshin sytë e mëdhenj të zinj. Kështu u paraqit vogëlushja Kylie në një event Tangoje në kaliforni.

Tan tastic (fantastike)! Viti  2010 , në moshën 13 vjeçare

E çuditshme si ajo kaloi kaq shpejt nga një nxënëse adoleshente në atë vajzësn e sofistikuar. Kylie u paraqit në premierën e teatrit kinez në Hollywood mjaft e kuruar.

Sy të sfumuar! Viti  201, në  moshën 14 vjeçare

Gjatë kohës kur mbushi 14 vjeç, Kylie kishte një look me sy të sfumuar me ngjyrë të errët. Ajo dukej e ftohtë në çdo centimetër të  trupit.

Sirena seksi ! Viti 2013, në moshën 16 vjeçare

Bukuroshja e eklranit, motra e Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian, tregoi se nuk do të vazhdonte të jetonte nën hijen e motrave. Ndaj filloi të tregohej e guximshme edhe në veshje.

Kthim në bionde! Viti 2014,në moshën 17  vjeçare

E etur për të ri-improvizuar stilin e saj, Kylie u kthye përsëri në ngjyrën e shndritshme…bionde. Gjatë kësaj moshe ajo filloi të përdorte fustane të ngushtë që ti nxirrnin në pah linjat e trupit. Kirurgu  Dr Simon Ourian i tha motrës së saj, Khloes që Kylie ka pësuar një metamorfozë të mahnitshme gjatë dy viteve të fundit.

Fryrja e buzëve! Viti 2015, në moshën 18 vjeçare

Bukuroshja gjatë këtij viti bëri një ndryshim tepër të dukshëm në fytyrën e saj, duke fryrë buzët. Edhe pse nuk e pranoi kurrë këtë, ndërhyrja duket.

Look-u i ri i plotë! Viti 2016, në moshën 19 vjeçare

Vetëm disa ditë pasi mbush 19 vjeç, Kylie tregoi transformimin e saj të plotë të cilin mund ta dalloni shumë qartë në këto foto të fundit të saj.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266