Si çdo të mërkurë në emisionin IN Traffic, IN Radio 105.7 ka një të ftuar që mund t’i përkasë fushave të ndryshme. Sot ishte tatuatori i talentuar prej vitesh Bledar Loloçi.
Ndër pyetjet e përgjithshme për tatuazhet, më konkretisht dëshironim ndonjë histori për të qeshur, ose për të qarë të ndonjë personazhi publik i cili ka bërë tatuazh te studio e tij. Për shkak të ruajtjes së privatësisë, Bledari preferoi mos të përmendte emra, por thjesht tregoi historinë.
Ai tha se është këngëtar i njohur shqiptar dhe kishte shkuar së bashku me gruan për të bërë tatuazh pikërisht portretin e saj në shpatull. Si dukje, është shumë romantike, por pasi u realizua pas një muaji, këngëtari ishte ndarë.
Si pasojë i kërkoi ta fshinte dhe të sajonte diçka te ky tatuazh. Shumë të qeshura në studion e IN Radio. Kush na qenka ky këngëtar i cili ka bërë tatuazh portrein e bashkëshortes dhe pas një muaji është ndarë?! Sa kuriozë u bëmë, po patët ndonjë sugjerim na e thoni edhe ne.
Shikoni video-n: