INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni horoskopin e kësaj jave sipas Oscar Cainer (14 gusht-20 gusht)

Zbuloni horoskopin e kësaj jave sipas Oscar Cainer (14 gusht-20 gusht)

Publikuar më: 12:13 14-08-2017
Sipas  astrologut të njohur ndërkombtarisht  Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
1. Dashi
Këtë javë duhet të merrni vendime të  parakohshme dhe të jeni të durueshëm. Zgjidhja e situatave të rrezikshme kërkon një përgjigje më të shpejtë. Duhet të keni kujdes, se një vendim i gabuar  i momentit mund të ketë pasoja afatgjata. 
2. Demi
Këtë javë duhet të pranoni atë që është vërtetë e drejtë. Njiheni si shenjë që qëndroni me këmbë në tokë dhe situata juaj do përmirësohet më shumë. Sipas intv.al një dem nuk ka frikë të përballet me realitetin, prandaj në shumicën e rasteve del i fituar.
3. Binjakët
Pozicioni i planetit tuaj  në pushtet do ju bëjë  shumë të prirur që të përqendroheni në temat kryesore të javës. Duhet të kujdeseni  për gjendjen tuaj emocionale. Nëse ndiqni këto këshilla, nuk do keni të papritura të pakëndshme. Kujdes, binjak!  Është  e trishtueshme që  dy njerëz mund të kalojnë jetën duke folur së bashku, por kurrë të mos zbulojnë plotësisht veten e tyre. Këtë javë duhet të komunikoni me dikë që e vlerësoni. Bëjeni këtë gjë dhe marrëdhënia juaj do të zhvillohet në diçka të veçantë.
4.  Gaforrja
Këtë javë gaforret do kuptojnë që ndodhen pranë ndarjes. Nivelet e energjisë janë të ulëta. Këtë javë ju do të rifitoni një pranverë në zemrën tuaj. Gjithashtu, do të kuptoni  se ecja përmes  një terreni të vështirë ju ka sjellë në prag të diçkaje emocionuese.
5. Luani
Mërkuri  dhe Marsi këtë javë do jenë në shenjën tuaj. Kjo mund të shkaktojë momente të mprehta. Ndonjëherë duket sikur, edhe me përpjekjet tuaja, gjërat nuk do të shkojnë mirë. Ju keni plane të mëdha për të ardhmen tuaj, por nuk mund të shihni se si t'i bëni realitet. Sa më shumë të shpenzoni, aq më shumë jeni të zhgënjyer. Edhe nëse jeta është  një luftë e vështirë, ju nuk jeni larg nga maja. Ju vetëm duhet të vazhdoni pak më gjatë.
6. Virgjëresha
Edhe te virgjëresha Mërkuri këtë javë do ketë shumë ndikim.  Do prisni një përgjigje të rëndësishme dhe do ndiheni të frikësuar nga rezultati. Kohët e fundit, ju keni qenë të hapur dhe të ndershëm me  ndjenjat e fuqishme që keni përjetuar.. Kur Venusi kundërshton Plutonin, kjo do të ndikojë në ndjenjën tuaj të vetëvlerësimit dhe të ardhmen e të gjitha marrëdhënieve tuaja.
7. Peshorja
Me lëvizjet që sunduesi juaj, Venus  do bëjë këtë javë, nuk është për t'u habitur që ndiheni të shqetësuar. Nuk është çudi që doni të bëni ndryshime. Këto ndjenja janë të vlefshme. Por, në vend që të shkoni në veprim, merrni një moment për të reflektuar. Mundësia për të bërë lëvizjen ideale është më e madhe nëse vazhdoni, për një kohë të gjatë në rrugën tuaj të njohur.
8. Akrepi
Edhe pse mund të ketë njerëz të tjerë që kanë shumë pushtet, këtë javë ju mund  të komandoni pushtetin tuaj. Zemërimi, është një ndjenjë që duhet ta debone sa më shpejt. Ndërsa Venusi lëviz përballë sunduesit  tuaj, duhet të mbizotërojë dashuria  o akrep.
9. Shigjetari
Ju do të pranoni udhëzime  këtë javë, kur  të jeni në gjendje të bindni veten se jeni duke bërë zgjedhjen tuaj në vend që të jeni të detyruar. Ajo që dallon këtë javë te shenja juaj, është se ju keni një shans të mrekullueshëm për t'i shpëtuar një situate e cila do ju bënte presion. Këtë javë, do shijoni edhe më shumë shpirtin tuaj të lirë.
10. Bricjapi
'Mos u shqetëso, ji i lumtur' duhet të jetë motoja juaj për këtë javë. Vetëm relaksohuni dhe mos mendoni më për botën.  Nëse doni sukses, duhet të keni më shumë kurajo për të arritur atë që doni.  Secili  i  sheh gjërat sipas mënyrës së vet, prandaj kini pak kujdes për mënyrën si i shtyni të tjerët të aprovojnë mendimin tuaj.
11. Ujori
Edhe liria e zgjedhjes ka kufizime, por këtë javë do jeni me fat sepse do shijoni llojin e duhur të lirisë. Me Diellin përballë shenjës suaj, në jetën tuaj emocionale mund të arrini çdo yll që ndodhet në qiell. Kudo që të ndodheni, do të mbusheni me frymëzim dhe një ambicie që nuk mund të mohohet. 
12. Peshqit
Disa njerëz realizojnë  diçka nga asgjëja. Ndonëse ndiheni sikur jeni  trajtuar keq, ka një kartë që e keni anashkaluar. Ndërsa Venusi kundërshton Plutonin, është koha të jeni  më të sinqertë. Mos kini frikë, pasi të tjerët do të vlerësojnë qartësinë dhe dobësinë tuaj.
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545