INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni moshën kur nisni të bëheni dembel...

Zbuloni moshën kur nisni të bëheni dembel...

Publikuar më: 12:55 11-04-2019

Shumë prej nesh i kthehen fëmijërisë me kujtime kur vraponin në park, kur luanin. Por një studim i fundit ka konstatuar se nivelet e aktivitetit nisin të reduktohen që në moshën 7-vjeçare, moshë kur njeriu sipas shkencëtarëve nis të bëhet dembel.

Fëmijët nisin të bëhen dembelë kur fillojnë shkollën.Dhe në vitet e adoleshencës ne heqim dorë nga një sport i cili më parë na pëlqente.

Për këtë arsye specialistët në Finlandë por kërkojnë që të ketë më shumë aktivitett sportive në mënyrë që që në fëmijëri të mësohet një mënyrë jetese e mbushur me lëvizshmëri.

Kërkimi i realizuar në Finlandë sugjeron se edhe prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që të merren më shumë me sport.

Duke analizuar studimet e viteve 2004-2018 specialistët vunë re se nivelet e aktiviteteve ulen teksa rritemi. Dhe për më tepër debelizmi nis kur nis shkolla.

Specialistët nënvizojnë se pavarësisht tendencës së zakonshme në rënie të aktivitetit fizik gjatë gjithë jetës, aktiviteti fizik në fëmijëri dhe adoleshencë mund të jetë me rëndësi të madhe.

Ekspertët zbuluan gjithashtu se fëmijët që mbështeteshin nga prindërit në sporte të ndryshme apo aktivitetet kishin më pak gjasa të ishin joaktivë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891