Telefonat celularë janë të pandashëm në jetën e të gjithëve.
Edhe pse ndihmojnë në komunikim, sërish kanë efekte negative, sidomos në pamjen e jashtme.
Sipas “O2 Mobile Life Report”, një studim i ri ka dalë në përfundim,se rreth 30% e përdoruesve të telefonave të mençur kanë vënë re ndryshime fizike në trup.
Gjithashtu ka ndryshime në formën e gishtërinjve, për shkak të mbajtjes në ekran të ndjeshëm në prekje.
Ndryshim tjetër është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, që përdoret për të funksionuar me telefon, është 15 për qind më i madh se gishti i madh i dorës së tjetër.